Ross mohon ribashkimin e Friends; "E keni kuptuar gabim!"

Soft

friendsNjëri nga personazhet e serialit Friends, David Schuimmer apo siç të gjithë e njohim, Ross Gellar, e ka mohuar lajmin që ka qarkulluar në media pak ditë më parë, për një ribashkim të mundshëm të personazheve në një episod special. Duke korrigjuar një reporter që e ka pyetur rreth lajmit të gëzuar që u dha javës që shkoi, 49-vjeçari ka shpjeguar se aktorët kanë planifikuar një triubt për televizionin NBC dhe i gjithë ky plan përfshin edhe aktorët e Fraiser dhe Cheers. “Nuk ka për të pasur asnjë ribashkim të Friends. Është e gjitha një tribut për Jimmy Burrows të cilin ne e duam shumë. Ashtu si ne, do të jenë aty edhe shumë artistë të tjerë, pjesamrrës të show-ve apo serialeve të ndryshëm. Ai burrë është një drejtues i jashtëzakonshëm dhe, në një mënyrë, ka përcaktuar gjendjen e komedisë këto 40 vitet e fundit në vendin e tij por edhe në nivel ndërkombëtar. Unë do doja vërtet të thoja se do të ketë një ribashkim tonin por nuk është kështu. Madje dëgjova se kishit folur edhe për mungesën e personazhit Chandler. Ai është në një rol të rëndësishëm në Londër dhe nuk mund të na bashkohet. Më vjen keq për këtë gjë por duke e ditur rëndësinë e asaj përvoje, gëzohem!”. Këto kanë qenë disa nga deklaratat e Ross për E!News duke thyer kështu gëzimin e mijëra fansave në mbarë botën që shpresuan në një episod special të Friends, sado që, nuk do të ishte e njëjta gjë. (living.al)

ME TE LEXUARAT