I dërgon foto lakuriq shefes së ardhshme, humb vendin e punës

Soft

foto-shefesNjë 23-vjeçar amerikan nga Çikago, nje gabim njerëzor i kushtoi vendin e punës.

Michael Ruth aplikoi për një vend pune në një kompani në qytetin e tij të lindjes. Ai u intervistua nga një grua që ishte shefe e burimeve njerëzore të kompanisë. Për të ruajtur kontaktet ata shkëmbyen numrat e telefonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brenda tri ditëve, Michael i dërgoi dy foto intime të vetes shefes së ardhshme të tij. Kjo e fundit bëri denoncimin në polici. Para policisë, 23-vjeçari pranoi se i kishte dërguar dy foto lakuriq shefes së burimeve njerëzore të kompanisë ku kishte aplikuar për punë, por tha se dërgimi kishte ndodhur aksidentalisht dhe se fotot ishin për tjetërkënd.

Kompania vetë nuk ka komentuar rastin në fjalë, ndërsa vetë Michael thotë se “nga ajo që ka kuptuar deri më tani, kompania ka tërhequr ofertën për ta punësuar”.

ME TE LEXUARAT