Flori Mumajesi padit Juliana Pashën: “Më cënoi nderin”

Showbiz

elvana-floriHimni ri i kombëtares, kënga “Kuq e Zi je ti”, i cili u këndua edhe në ndeshjen e kombëtares me Armeninë, u shoqërua me denoncimin e këngëtares Juliana Pasha. Ajo shkroi në profilin e saj në Instagram se Flori Mumajesi i ka vjedhur tekstin e këngës “Kuq e Zi”, të cilën e ka kënduar me tenorin Armando Kllogjeri, në festat e nëntorit në “Portokalli Show” në Top Channel.

Por, Flori Mumajesi nuk e ka lënë me kaq. Ai ka depozituar një aktpadi në Gjykatën e Shkallës së Parë ndaj Juliana Pashës. Në objektin e padisë, këngëtari ka kërkuar që Juliana Pasha t’i shpërblejë dëmin jokontraktor, ose dëmin moral siç quhet ndryshe, në shumën një milion lekë. Gjithashtu ai ka kërkuar nga këngëtarja dhe gazetari të përgënjeshtrojë publikimin e të dhënave të cilat i quan “mashtruese”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kopjacët në Shqipëri kanë filluar të kopjojnë edhe tekstet e këngëve se nuk u mjafton që kopjojnë nga mëngjesi në darkë. Kompozitor Edmond Rrapi, teksti Lejdi Shqiponja” , ka shkruar Juliana Pasha në Instagram. Këngëtarja ende nuk ka dhënë një reagim për ngjarjen.

ME TE LEXUARAT