Fernando Torres shpëtoi mirë nga përplasja brutale

Sport

Fernando Torres i dërgoi një mesazh falenderimi dhe qetësimi nëpërmjet rrjeteve sociale të gjithë tifozëve të shqetësuar për gjendjen e tij pas përplasjes brutale me një mbrojtës të Deportivos, përplasje që e la pa ndjenja.

Sulmuesi i Atletico Madrid shkroi në Twitter: “Shumë faleminderit të gjithëve për mesazhet. Ishte vetëm një përplasje që na frikësoi. Shpresoj të kthehem shumë shpejt”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Torres u përplas fort në një duel ajror me Alex Bergantinos, pak minuta para përfundimit të ndeshjes. Ai ra menjëherë në tokë pa ndjenja dhe ishin shokët e ekipit, Gabi dhe Vrsaljko, ata që i nxorën gjuhën.

Mjeku i Deportivos e vlerësoi punën e tyre kështu: “Bënë atë që duhej. Gabi mori një kafshim në dorë duke u munduar që t’i nxirrte gjuhën. Lojtarët bënë një punë perfekte duke i dhënë ndihmën e parë”.

ME TE LEXUARAT