Fatmir Xhafaj: Kryetarët e Gjykatave pa shkollë

Aktualitet

xhafajPërgjithësisht cilësia e kryetarëve te Gjykatave shqiptare është pak për të thënë se lë për të dëshiruar. Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, tha se të paaftët do të zëvendësohen nga njerëz me integritet profesional, që do të vijnë nga Shkolla e Magjistraturës. Në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Xhafaj tha se gjyqtarët do të kalojnë në sitën e një Komisioni të Posaçëm. Të gjitha ata prokurorë dhe gjykatës, të cilët do të kenë në duar çështje të korrupsionit të lartë, sipas Fatmir Xhafës do të kenë një status të veçantë. Momentalisht Komisioni Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë është në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias, mbi paketën e ndryshimeve të propozuar nga ekspertët.

ME TE LEXUARAT