Kandidimi për bashkinë, Erion Veliaj sqaron qëndrimin e tij

Politikë

veliajNë prag të zgjedhjeve elektorale të 21 qershorit, të gjitha kampet politike janë përqendruar tek emrat që do të kandidojnë për bashkitë e vendit.

Një nga emrat e përfolur në media si kandidat i mundshëm i të majtës për bashkinë më të madhe të vendit, Tiranën, është ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, i pyetur nga "A1 Report", Veliaj nuk komentoi, por as mohoi se do të jetë në garë.

Angazhimi juaj direkt me organizimin e kësaj feste në kryeqytete a lidhet me kandidimin tuaj në Bashkinë e Tiranës?

Jo, lidhet me faktin që ministria nuk është vetëm e Mirëqenies është edhe e Rinisë dhe në një vend ku mosha mesatare është më pak 30 vjeç. Ministria e rinisë dhe Minsitritë e tjera që merren me aktivitetet arsimore, kulturore, ka një rol për të luajtur.

A do jeni kandidat për Bashkinë e Tiranës?

S’kam këtu për të folur për këtë dhe nuk është kjo një gjë që më shqetëson.

ME TE LEXUARAT