Ja pёr kё bёn fushatё Eni Çobani

Aktualitet

Eni CobaniNjë aktivitet social-kulturor është zhvilluar sot në Bërxullë të Vorës, ku në praninë e 200 grave dhe vajzave të kësaj zone u bë inaugurimi i dy librave të rinj "Paraadoleshenca" dhe "Adoleshenca në filtrin e dashurisë" të bashkëautorëve Zoje Jakaj dhe Anxhela Peza. Në këtë aktivitet merrte pjesë zv.Ministrja e Arsimit ‪#‎Nora_Malaj‬ si dhe e ftuar ishte znj.‪#‎Eni_Cobani‬, drejtuese e rubrikës "Shihemi në gjyq" në Tv Klan së cilës ju rezervua një suprizë me rastin e ditëlindjes së saj. Znj. ‪#‎Malaj‬falenderoi autorët për librat e botuar për të cilët tha se janë një ndihmesë në drejtim të forcimit të rolit thelbësor të nënës në proçesin e rritjes dhe edukimit të fëmijëve, sidomos në etapën e paraadoleshencës.

#Nora_Malaj: "Punësimi i grave do të jetë një problem i zgjidhur pas 21 qershorit. Vora është një resurs i madh punësimi dhe ne do synojmë eleminimin e papunësisë për gratë. Gjithashtu në Bashkinë e re të Vorës do të angazhohemi dhe do të bëjmë të mundur hapjen të një Qëndre Këshillimi për Gratë. Mbështetje të posaçme do të japim dhe për nxitjen e grave të Vorës në sipërmarrje. Do të bashkëpunohet ngushtë me sektorin privat dhe për bizneset që do të punësojnë gratë do të ketë lehtësira fiskale."

ME TE LEXUARAT