Targat e reja te makinave shqiptare, me elemente sigurie si kartmonedhat

Aktualitet

Blerësit e makinave apo edhe ata që do ndryshojnë target e automjeteve do kenë në dorë target e reja. Ato kanë elemente sigurie si të ishin katrmonedha, me numër special të veçantë, stampim të kodeve të sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja njoftimi i Drejtësisë së Transporteve

Targat e reja shqiptare, furnizim i kontraktuar me Marrëveshjen e re Kuadër, deri për 31.12.2022, janë më të sigurtat në rajon dhe superojnë standardet edhe të shumë vendeve të BE, si prioritet për sigurinë publike, investim strategjik i DPSHTRR – MIE së bashku me UPGRADE të sistemit operativ informatik eDPSHTRR, në implementim! Targat e reja janë të pafalsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë (15 të përfshirë në prokat + kuposje + stampim) dhe me standarde rekord cilësie e certifikuar (CE):

– Të standardit europian me alumin AË1200 (Free of Chrome) pa asnjë efekt negativ për ambientin;

– Me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili ishte vetëm gjenerik (ishte vetëm me një pullë universale);

– Çdo prokat/targë ka të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Barkodi është i standardizuar dhe identifikon prokatin/targën përkatëse (Çdo mjet që pajiset me dy targa, ka dy barkode progresive, të lexueshme e identifikueshme. Sistemi informatik eDPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Informacioni shërben për verifikime nga organet e kontrollit rrugor dhe përditësohet sa herë mjeti ndërron targat. Barkodi lexohet me barcode reader dhe gjenerohet numri serial që do korrespondojë me numrin serial të stampuar në prokat dhe do lidhet me të dhënat e mjetit).

Ky opsion respekton privatësinë dhe garanton çdo verifikim në terren.

– 2 sinusoida horizontale virtualisht të lëvizshme, ndryshojnë pozicion në këndvështrime të ndryshme!

– Simbole katrore, me shqiponjë dhe me A, të shpërndara në gjithë sipërfaqen e prokatit, të dallueshme në disa kënde shikimi!

– Syprina fosforeshente e prokatit, material i certifikuar nga kompania 3M, e vetmja në botë me elementin VST (virtual security thread)!

– Ngjyrimi me nxehtësi i karaktereve të kuposura të targës ka elemente sigurie, simbolet AL, reflektuese!

– Karaktere me elemente sigurie unike nga kuposja në prokat, etj.!

Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, si nga ana materiale ashtu edhe për UPGRADE të sistemit eDPSHTRR, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve! Respektojmë Direktivat e BE, rrisim standardet, kredibilitetin dhe prestigjin e flotës shqiptare të mjeteve rrugore, rrisim sigurinë publike dhe aftësinë identifikuese në kohë reale nga kontrollet rrugore e forcat e rendit!

ME TE LEXUARAT