Eklipsi i Hënës ndodh sonte, ja oraret kur mund ta shikoni

Soft

Pjesa më e madhe e hemisferës lindore, përfshirë Shqipërinë sipas specialisteve do ta shohin mbrëmjen e sotme mes datave 7-8 gusht, eklipsin e pjesshëm të Hënës.

Eklipsi do të shihet nga disa pjesë të Evropës, Azisë, Afrikës, Australisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë muaj një pjesë e globit, do të shikojnë eklipsin e plotë të diellit, por për ne qielli ka rezervuar një ngjarje tjetër, më të vogël në përmasa, megjithatë me vlerë për t’i ngritur sytë.

Në Tiranë, do të nisë të shihet nga ora 19:43 deri në 21:18, por në orën 20.20 është çasti kur do të mbulohet më shumë Hëna, nga Toka që hyn mes saj dhe Diellit.

Mos e harroni, hidhini një sy qiellit rreth këtyre orëve për të mos e humbur.

ME TE LEXUARAT