RENEA "rrethon" Gjykatën e Durrësit, lihet në burg i “forti” Durim Keçi

Aktualitet

Është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Durim Keçit të arrestuar disa ditë më parë për llogari te shtetit italian. E ndërsa janë parë forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s qe kanë rrethuar gjykatën, ku do të dalë Durim Keçi për vlerësim të masës së sigurisë.

Prokurori ka kërkuar në sallë që arrestimi i tij të quhet i ligjshëm duke kërkuar mase sigurie “arrest me burg”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E ndërsa mbrojtja ka thënë se shkresa e Interpolit nuk ka vulë të autoriteteve italiane dhe kërkon që të rrëzohet kërkesa për ekstradimin e klientit te tij.

Gjykata vendosi në fund masën e arrestit me burg për efekt ekstradimi ne Itali, aty ku Keçi rezulton i dënuar me 6 vite burg.

ME TE LEXUARAT