Shpërndanin drogë në Durrës, arrrestohen 3 të rinj

Aktualitet

D.-Policise-DurresNjë tjetër operacion antidrogë është zhvilluar me sukses në Durrës, njofton policia e qytetit.

Në kuadër të operacioneve për parandalimin dhe goditjen e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, janë arrestuar në flagrancë 3 persona dhe 3 të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, të cilët shpërndanin kanabis sativa në qytetin e Durrësit.

Në pranga ranë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

•Andi Gjini, 21 vjeç, banues në Durrës,

•Arben Bajrami, 21 vjeç, banues në Durrës,

•Muhamet Ymeri, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, filloi procedimi penale në gjendje të lirë për shtetasit:

•O.H., 25 vjeç, banues në Lushnje,

•K.H., 23 vjeç, banues në Lushnje,

•A.L., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale, të rinjve u janë sekuestruar 500 gramë kanabis sativa. Ata akuzohen për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

ME TE LEXUARAT