Shkatërrohet laboratori i drogës, në kërkim 2 vëllezërit në Gjirokastër

Aktualitet

7021e0ce3b319284d53686cdff48013a_lPolicia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike. Në operacionin policor është zbuluar dhe shkatërruar një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës me llamba elektrike. Si rezultat i këtij operacioni janë shpallur në kërkim dy vëllezër:

-T. V., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

-H.V.,  47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shpallja në kërkim e këtyre dy shtetasve u bë pasi në zonën "Industriale"  të qytetit Gjirokastër, në një magazinë të cilën e kishin marrë me qira dy vëllezërit, u konstatuan 6 dhoma ne katin e parë të magazinës të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.

Në këto dhoma u gjetën dhe u sekuestruan 28 thasë plastike me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, pajisje ventilimi, 100 llamba, si dhe pajisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike.

Gjithashtu nga policia dhe punonjësit e OSHEE-së është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.

Materialet  do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Përdorim të paligjshëm të teknologjisë së lartë” dhe "Prodhim dhe shitje a narkotikëve" dhe "Vjedhje të energjisë elektrike",  parashikuar nga nenet 286/a dhe 283/2 e 137 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT