Skandali politik/ Vrasja e gazetarit investigativ, dorëhiqet kryeministri i Sllovakisë

Bota

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka dhënë dorëheqjen pas vrasjes së një gazetari investigativ që shkaktoi një skandal politik në vend.

Dorëheqja vjen pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak, i cili hodhi dritë mbi korrupsionin në politikën sllovake dhe lidhjet e saj me mafien italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari 27-vjeçar po investigonte korrupsionin në nivelet më të larta të politikës sllovake dhe lidhjet e saj me mafian italiane kur u vra së bashku me të fejuarën e tij, Martina Kusnirova.

Vrajsa tronditi mbarë opinionin publik dhe nxiti protesta masive kundër qeverisë sllovake. Në 9 mars miliona sllovakë u mblodhën në Bratislavë për të protestuar kundër korrupsionit, protesta më e madhe në vend që prej rrëzimit të komunizmit në vitin 1989.

Presidenti Andrej Kiska bëri thirrje për zgjedhje të reja dhe ristrukturim radikal të qeverisë për të rikthyer besimin e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT