Dieta e mjaltit, ja si të dobësoheni me ëmbëlsi

Soft

dietDieta te çuditshme por qe shpesh funksionojnë mund te keni dëgjuar shume. Por problemi i këtyre dietave qëndron tek regjimi ushqimor i veçante qe mund te ndiqet vetëm për disa jave ose zakonisht për një muaj, duke hedhur poshtë disa kile te tepërta por te cilat krijojnë probleme shëndetësore, ne këtë rast për te humbur peshe ne mënyrë te shëndetshme është e këshillueshme te ndiqeni nga një nutricioniste. Edhe dieta e mjaltit nuk është një diete e mirëfilltë por mund te jete e nevojshme ne periudhën e pas festave, pikërisht mjalti mesa duket është një faktor shume i vlefshëm kundër yndyrës por sigurisht duke e konsumuar me kujdesinë duhur, behet fjale për një ushqim shume te ëmbël.

Perse mjalti favorizon humbjen e peshës

Këtë regjim ushqimor te bazuar tek mjalti e ka shpikur Mile Mcinnes, një nutricionist britanik i cili e konsideron mjaltin një ëmbëltues te mrekullueshëm, te pasur me vlera shëndetësore dhe me veprim antoksidant. Mjalti është ne gjendje te aktivizoje disa hormone gjate orëve te gjumit duke favorizuar eliminimin e yndyrave duke stimuluar edhe metabolizmin i cili është përgjegjës për mënyrën dhe ne kohen qe trupi ynë ka nevoje për te djegur kalori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Mcinnes duhet te zëvendësojmë te gjithë ëmbëltuesit qe përdorim ne kuzhine me mjaltin, por sigurisht kjo nuk do te mjaftonte te kumbisnim peshe dhe jo rastësisht një nder rregullat e honey diet është konsumi i mjaltit ne mëngjes sapo te jeni zgjuar dhe ne mbrëmje para se te flini. Me pak fjale dy luge ne mëngjes dhe dy luge ne mbrëmje. Ne alternative mund te pini një gote ujë te ngrohte me mjaltë dhe limon gjithmonë ne mëngjes dhe ne mbrëmje.

Te zëvendësosh me mjaltë te gjitha format e tjera te ëmbëltuesve te rafinuar është sekreti i pare i suksesit te dietës, sipas Mcinnes. Për te humbur peshe deri ne tre kile ne jave siç premton ky regjim ushqimor nuk mjaftojnë vetëm disa luge mjaltë por nevojiten edhe disa eliminime ne ushqime ashtu siç ne çdo diete.

Rregullat e dietës me mjaltë

– Thojini jo te gjithë ushqimeve te shpejta dhe mbi te gjitha ato me yndyre dhe te skuqura.

– Përdorni gjithmonë mjaltë ne vend te sheqerit.

– Preferoni karbohidratet jo te rafinuara.

– Evitoni totalisht karbohidratet te paktën një dite ne jave.

– Mos konsumoni patate dhe proteina ne çdo vakt te ditës.

– Konsumoni sa me shume perime.

– Konsumoni fruta dy here ne dite duke zgjedhur variete dhe te cilat te mos jene shume te ëmbla./ikub/

ME TE LEXUARAT