“Je special, do të dua gjithë jetën”. Dedikimi prekës i Dianës për burrin që e qëlloi 15 herë me thikë

Aktualitet

Emigranti shqiptar nga Durresi Muhamed Vrapi i cili jetonte me familjen prej vitesh ne Itali, qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Diana Vrapi Koni. Sipas 3 fëmijëve të çiftit, prindërit e tyre kishin probleme prej disa muajsh.

Por, nga një vëzhgim në rrjetin social Facebook të viktimës, Diana i kishte kushtuar një dedikim prekës partnerit të saj në jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në 20 nëntor të vitit 2016, ajo shkruante në Facebook: “Sot është një ditë e veçantë për dashurinë time, je një baba dhe bashkëshort special, të dua dhe do të të dua për gjithë jetën. Gëzuar dashuria ime dhe mijëra ditë të tjera të lumtura”.

62-vjeçari qëlloi 15 herë me thikë gruan, duke e lënë të vdekur në vend. Ka qenë vetë ai që lajmëroi policinë dhe pranoi krimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit në Varese, ku jetonin prej disa vitesh. Tre fëmijët e tyre jetonin veçmas me qira

ME TE LEXUARAT