Goditja e arbitrit në stadium, presidenti i Kamzës në polici

Aktualitet


Behet me dije se është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë, presidenti i Klubit të Kamzës Naim Qarri, pasi dyshohet se ka kryer dhunë në stadium gjatë ndeshjes së sotme midis Kamzës dhe Laçit e cila u shoqërua me tensione të shumta se dhe u dhunua arbitrui kryesor i ndeshjes Eldorian Hamiti.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Kamza-Laçi e cila është zhvilluar pasditen e sotme dhe që u zhvillua në qytetin e Kamzës.

Arbitri kryesor i kësaj ndeshjeje, Eldorian Hamiti është goditur tifozët e ekipit vendas të cilët kanë hyrë brenda fushës e ku midis tyre dyshohet se ka qenbë edhe presidenti Qarri.

E gjithë ngjarja rrodhi pasi Hamiti akordoi një penallti në favor të ekipit të Laçit diçka e cila u kundërshtua nga futbollistët e Kamzës e ku më pas disa tifozë zbritën në fushë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet për pak kohë derisa situate u qetësua pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë së stadiumit.

Ndeshja e cila është e vlefshme për havën e 24 të Superligës u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

ME TE LEXUARAT