Gjykata pranon pyetjen e dëshmitarëve VIP në procesin ndaj Emiljano Shullazit

Aktualitet

Gjykata për Krimet e Rënda diten e sotme zhvilloi seancën e radhës ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 te bashkëpandehurve te tij. Ne nje vendim te dites se sotme, Gjykata u shpreh per provat e kerkuara nga palet duke pranuar pyetjen e dëshmitareve të kërkuar nga prokuroria, mes te cileve ish-ministat Sajmir Tahiri, Lindita Nikolla, drejtorin e përgjithshëm të policisë Haki Çako, Ardian Çipa, Ervin Hodaj etj .

Gjithashtu gjykata pranoi kerkesën e Prokurorise per marrjen si prove te procesverbalit te deshmise se dhene nga Ylvi Beqja gjate hetimit ne formen e sigurimit te proves. Gjykata rrezoi kerkesen e mbrojtjes per deklarim te paperdorshem te pergjimeve te kryera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Seancën e radhes do të nisë pyetja e dëshmitarëve të akuzës. Te gjithe personat VIP qe jane thirrur ne gjykate, jane marre ne pyetje edhe gjate fazes se hetimeve paraprake nga ana prokurorise se krimeve te renda.

Ish-ministri Tahiri dhe Lindita Nikolla pritet te japin deklarime ne lidhje me episodin e kercenimit te profesoreve Dhori Kule e Mynir Koni ndersa zyrtaret e policise, do japin shpjegime ne lidhje me hetimet ndaj grupit te Shullazit.

ME TE LEXUARAT