Bosnjë: Do të dënohen "postimet fyese" në rrjetet sociale

Teknologji

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

rsLigjvënësit serbë në Bosnjë kanë votuar për të dënuar postimet në rrjetet sociale, nëse ato konsiderohen fyese ose përçarëse, pavarësisht paralajmërimeve nga vëzhgues dhe ambasada të huaja se ky veprim do të ishte një hap prapa për të drejtën e lirisë së shprehjes. Legjislacioni vuri gjobën deri në 475 dollarë për postimet në rrjetet sociale, nëse autoritetet i konsiderojnë ato shqetësuese për rendin publik apo që kanë përmbajtje fyese. E përballur me një stuhi të kritikave, qeveria hoqi dënimin me burg dhe tha se ligji nuk zbatohet "kur ka kritika ndaj qeverisë". Megjithatë, legjislacioni është kritikuar nga vëzhgues, që kanë shprehur shqetësimet për sulmet ndaj lirive qytetare në Bosnjë. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e quajti legjislacionin "shkatërrues". REL

ME TE LEXUARAT