Do të kërkohet dënim me vdekje për vrasësin e tre myslimanë në SHBA

Bota

shba Punonjësi i arrestuar si i dyshuari për vrasjen e tre të rinjve muslimanë në SHBA do të gjykohet me kërkesë për dënim me vdekje .

Porkuroria e rajonit të Carolinës së veriut do të kërkojë dënimin me vdekje për Craig Hicks (46) ndaj të cilit janë hapur tre procese gjyqësore me akuzat përdorim të armës në vende të banuara dhe vrasje e shkallës së parë ndaj tre të rinjve muslimanë në Chapel Hill me 10 shkurt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokurori i rajonit Durham County, Roger Echols në një deklaratë njoftoi se ndaj të dyshuarit për vrasje e tre të rinjve muslimanë Hicks do të ngrihen paditë për gjykimin e tij me dënim me vdekje.

Ndërsa FBI-ja në lidhje me vrasjen e tre të rinjve muslimanë në hetimet është përqendruar nëse krimi i kryer nga Hicks është apo jo një krim rracist.

Hicks në rajonin e Carolinës së Veriut me 10 shkurt pati vrarë tre të rinjë muslimanë, ndërsa familjarët e të rinjve dhe përfaqësies të komunitetit musliman në SHBA kanë reaguar duke shprehur se i dyshuari Hicks ka publikuar në rrejtet sociale publikime kundër fesë dhe se ka kërcënuar edhe më parë të rinjtë dhe se krimin që ka kryer ata e kanë vlerësuar se "kirm i urrejtjes".

Ndërsa edhe avokati Stewart Fisher ekspert për të drejtat civile dhe diskriminim në rajonin e Carolinës së Veriut në një deklaratë të mëparshme të tij kishte theksuar se është i shokuar nga kjo ngjarje dhe kishte shprehur se "Të rinjtë të cilët u vranë ishin të rinjë të mrekullueshëm, kjo është një ngjarje e tmerrshme. Kjo ngjarje absolutisht nuk pasqyron ndjenjat tona ndaj komunitetit musliman në rajonin tonë. Personi që ka kryer këtë vepër është padyshim demon".

Gjithashtu edhe presidenti Obama pas reagimit të Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ndaj Shtëpisë së Bardhë se ajo nuk duhet të jetë indiferente në lidhje me ngjarjen, Obama në lidhje me vrasjen e tre të rinjve muslimanë kishte shprehur duke i cilësuar si "vrasje brutale dhe të shëmtuar" dhe gjithashtu se në SHBA askush nuk duhet të jetë objektiv për shkak të fesë.

Në anën tjetër në Carolinën e Veriut që nga viti 2006 e këtej asnjë i burgosur nuk është proçeduar për dënim me vdekje

ME TE LEXUARAT