“Duhet të rishpikim vetveten”, Rama kërkon frymë debati në PS

Politikë

“Duhet të rishpikim vetveten”, Rama kërkon frymë

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me drejtuesit e rinj të PS-së në 61 bashkitë e vendit. Nga ky takim Rama kërkoi rishpikjen e vetvetes dhe krijimin e një fryme dhe hapësire debati.

“Krijimi i një fryme debati dhe një hapësire debati. Nuk e krijon dot nëse qëndron mbyllur me pak njerëz që bëjnë po atë muhabet punë-shtet, punë shtet. Frymën e debatit e krijon në qoftë se e hap hapësirën dhe me durim ndërton dhe besimin e njerëzve që të afrohen dhe të kuptojnë që kjo hapësirë është e tyre dhe në këtë hapësirë mund të gjejnë vesh për t’i dëgjuar dhe ndërmjetësit e duhur për të adresuar çështjet e tyre”, tha Rama.

“Ne jemi në një kapitull të ri të historisë së vendit nga dje. Jemi në një kapitull të ri të historisë së vend dhe në këtë kapitull ndër shumë të tjera kemi nevojë të jashtëzakonshme të rishpikim vetveten siç kemi bërë në mënyrë të përsëritur dhe ndaj jemi në krye të vendit”, u shpreh ai. BW

ME TE LEXUARAT