Ligji për Gjykatën e Lartë, PS- PD debate në Kuvend

Politikë

fatmir-xhafaj-3Ligji për Gjykatën e Lartë i kthyer nga Presidenti për rishqyrtim shkaktoi debate të forta në sallën e kuvendit pasditen e djeshme.

Fatmir Xhafaj në emër të shumicës duke mbrojtur ligjin tha se ai synon transparencë, por për demokratin Eduard Halimi drafti shkel kushtetutën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Cilat janë synimet dhe pritshmëritë kryesore me këtë amendim të kryer nga ligjvënësi? Së pari dhe që është thelbësore, transparenca në proces. Çfarë kemi sot: Shpallet vakanca, kandidatët paraqesin kërkesën me disa të dhëna formale, deri dhe kopje pasaporte, për të vërtetuar se kandidatët na qenkan nënshtetas shqiptarë.

Presidenti bën një takim formal me kryetarët e grupeve parlamentare dhe përcakton emrin që do t’i shkojë kuvendit për marrje pëlqimi.

Kaq dhe askush nuk di gjë më shumë se cilët janë ata që kandidojnë, cili nga ata plotëson më mirë kriteret për anëtar i Gjykatës së Lartë.

Pse u zgjodh x apo y si anëtar për Gjykatën e Lartë? Dhe cilat janë përparësitë e x apo y në raport me kandidaturat e tjera? ”, tha Xhafaj.

ME TE LEXUARAT