Plasin prangat në Tiranë, arrestohet ish-drejtori i rrugëve, njeri i LSI-së
Arrestohet ish-drejtori i përgjithshëm i rrugëve Dashamir Xhika. Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e të enjtes në Tiranë.
Arrestimi i Xhikës mësohet se ka lidhje me abuzimet që ai dyshohet se ka kryer gjatë kohës që drejtonte sektorin e rrugëve në vend.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Xhika njihet si njeri i promovuar nga Levizja Socialiste per Integrim. Xhika u kallzua penalisht pak kohë më parë nga ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, për abuzimet me aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditit të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Në vijim të konkluzioneve të këtij auditi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka dërguar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të shtetasve:
Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
Përmes kallëzimit, kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar dhe persona të tjerë, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.