Tuna Sejdiu fiton "Dancing With the Stars Albania 5"

Showbiz

tuna-dancingAltuna Sejdiu e njohur si Tuna është fituesja e edicionit te 5-të te spektaklit me te madh te kërcimit ne Shqipëri “Dancing with the stars”. Tuna ishte personazhi Vip me i votuar nga publiku shqiptar gjate mbrëmjes finale duke lenë pas Amos Zaharia dhe Evi Reçin.

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia u kurorëzua fituesja e dancing ne një mbrëmje gala te mbushur plot emocion dhe surpriza. Pjese e shfaqjes u be edhe çifti fitues i “Dancing with the stars” ne Itali Guisy Versace dhe balerini profesionit Raimondo Tadardo.

E para qe e la mbrëmjen e dancing ishte bukuroshja nga Zvicra Heidi Lushtaku, qe u eliminua gjate performances se pare ne grup. Mbrëmjes se mbushur me kërcim dhe surpriza i’u largua kantautori Kristi Popa duke lënë si treshe finaliste Amos Zaharian, Evi Reçin dhe Tunen.

ME TE LEXUARAT