Real Madridi dominon cmimet Globe Soccer

Sport

reali2014Real Madrid ka dominuar në ndarjen e çmimeve Globe Soccer, në një mbrëmje gala të zhvilluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Klubi madrilen u shpall skuadra e vitit, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit, Carlo Ancelotti fitoi çmimet “Trajneri i vitit” dhe “Tërheqja mediatike”, James Rodriguez mori çmimin e lojtarit zbulim të vitit dhe Florentino Perez mori atë të drejtuesit të vitit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Michel Platini, i cili i dorëzoi çmimin presidentit të Realit, tha: “Do them dy gjëra të rëndësishme për Realin: themeloi FIFA-n në vitin 1904 dhe është klubi më i suksesshëm i UEFA-s. Kjo do të thotë që është një klub madhështor. Urime Realit!”

ME TE LEXUARAT