Kim Mehmeti: Bashkimi, më i vështirë se çlirimi i Kosovës

Kosovë&Rajon

kimShkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti bashkimin e shqiptarëve e ka vlerësuar proces më të vështirë se çlirimin e Kosovës nga Serbia. Ai për ‘Epokën e re’, ka deklaruar se ky bashkim më së shumti i frikëson udhëheqësit e partive politike në Shqipëri e Kosovë. Mehmeti ka thënë se nëse lejohet të zhbëhet kjo ëndërr, atëherë shqiptarët do të mbeten pa të nesërme.

Duke folur për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, ai ka thënë se ka ardhur dita kur shqiptarët e Maqedonisë do të duhet të përballen me vetveten. Mehmeti ka thënë se Maqedonia është bërë pronë e Gruevskit dhe familjes së tij. Sipas tij, shqiptarët në këtë shtet heshtin ngaqë nuk kanë as parti në qeveri, e as në pushtet. RTK

ME TE LEXUARAT