Arrestohet çifti shqiptar në Itali, ja cfarë u gjeti policia italiane në banesë

Aktualitet

Një çift shqiptaresh kanë rënë në pranga, pasi policia italiane i ka kapur me drogë në banesën e tyre.

Shtëpia e tyre në qendër të Ravenës ishte kthyer në një pikë qendrore për shitjen e kokainës. Policia italiane bën me dije se në shtëpinë e dy shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ka sekuestruar 140 gram kokainë, dy peshore “Precision”, gjurmë të substancave të paketuara dhe një shumë prej 2000 eurosh. Në pranga është 41-vjeçari dhe një 21-vjeçarja, të dy të papunë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por nuk mbaron me kaq, 41 vjeçari shqiptar ishte me precedent penal të mëparshëm. Ai ishte arrestuar në vitin 2000 për trafikim droge, dhe ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg, por që u arratis prej atje. Prej 10 vjetësh ai është rishfaqur me një dokument të ri identifikimi me emër tjetër, shkruan ravennaedintorni.it.

Të dhënat e dyshimta kanë bërë që specialistët e Bolonjës në ndihmë edhe të gjurmëve të gishtave të bëjnë të mundur identifikimin e saktë të shqiptarit.

ME TE LEXUARAT