“Cosmic Top Secret”/ Artur Meçollari ka çertifikatë sigurie nga NATO prej 2016-ës

Aktualitet

Artur Meçollari është një nga emrat e propozuar për grupin negociator në negociatat me Greqinë për kufirin detar.

Në media, Meçollari u akuzua si i papërshtatshëm për të qenë pjesë e grupit negociator, për shkak se ai ishte larguar nga Ministria e Mbrojtjes, strukturat e Forcave të Armatosura, nën dyshimet që ishte spiun i shërbimeve të huaja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshimet përforcoheshin për faktin se pas largimit nga detyra, Mecollari nuk ndoqi çështjen në rrugë ligjore, por u rikthye në FA pasi Mimi Kodheli morri drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2013.

Së fundmi mësohet se, Meçollari ka marrë një çertifikatë sigurie nga NATO, e lëshuar më 5 shtator 2016 dhe që zgjat deri në 22 Prill 2020.

Certifikata quhet “Cosmic Top Secret”.

Pikëpyetjet që mund të lindin në rastin konkret kanë të bëjnë me faktin se Meçollari nuk akuzohet për 3 apo 4 vitet e fundit, por vite më parë kur ka qenë pjesë e FA-ve, përpara se të largohej prej tyre. Të paktën dy ish-drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ish-ministri Arben Imami dhe ish-kreu i SHIU-ut, koloneli Ylli Zyla, kanë hedhur dyshime të forta për Meçollarin, pavarësisht se nuk kanë bërë publike detaje.

Presidenti i Republikës një ditë më parë gjatë një emisioni televiziv tha se do të kërkonte informacione nga institucionet përkatëse në lidhje me emrat që janë propozuar si anëtarë të grupit negociator.

ME TE LEXUARAT