Masakra në Elbasan, ja historia e hasmërisë së familjes Capja

Aktualitet

policia-elbasanBurime nga policia kanë zbardhur paraprakisht historinë e familjes që u përfshi në masakren e të merkures që tronditi qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një hasmëri mes dy familjeve në Elbasan të cilat nga miqësia e ngushtë kishin kaluar në armiqësi të përbetuar.Ngjarja e parë i përkon dhjetorit të vitit 2005, ku biznesmeni Sokol Çapja u vra në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit. Si i dyshuar për rastin u akuzua Gentian Beqiri, i njohur edhe si Ardian Meta, i cili u vra në gusht 2012.

Sokol Çapja vdiq gjatë operacionit, ndërkohë qe autoret e atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas rastit të mësipërm, ndalemi në atentatin e ngritur ndaj oficerit të policisë rrugore, Fadil Mema, i cili u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona. Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit, pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokol Çapjen. Pas kësaj plagosje, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapjes dhe një tjetër person. Por prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës.

Kohë më vonë në autoshkollën e Fadil Memës u vra kunati i tij Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët e saj.

Fadil Mema, u largua nga detyra dhe Shqipëria. Në mars të vitit 2015, ai u qëllua për vdekje ndërsa po kthehej nga puna, në Torino të Italisë, duke shpërndarë gazetat.

ME TE LEXUARAT