Prezantohet Golfi i ri Cabriolet

Teknologji

golf-cabrioKompania Volkswagen para pak kohe ka zgjeruar ofertën me modelin Golf Cabriolet, kryesisht me gamën e motorëve. Tani të gjitha janë Euro 6.

Gama e motorëve benzinë TSI përfshijnë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1.2-litër Turbo 4-cilindërsh me kapacitet prej 105 kuaj fuqi (77kW),

1.4-litër Turbo 4-cilindërsh me kapacitet prej 125 kuaj fuqi (92kW),

1.4-litër Turbo 4-cilindërsh me kapacitet prej 150 kuaj fuqi (110kW).

Golf GTI Cabriolet, është përforcuar për 10 kuaj fuqi (në 220 kuaj fuqi), dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6,9 sekonda (0,4 sekonda më shpejt se më parë), ndërsa shpenzimi mesatar i karburantit është zvogëluar në 6,5-litër në 100 kilometra.

Sa i përket motorëve dizel, konsumatorëve do t’u ofrohet motori 2.0-litër TDI me kapacitet prej 110 kuaj fuqi (81kW), si dhe me kapacitet prej 150 kuaj fuqi (110kW).

Ky i fundit është më i fortë se paraardhësi i tij për 10 kuaj fuqi, i cili deri në 100 km/h arrin për 9,2 sekonda dhe shpenzon karburant mesatarisht 4.6-litër në 100 km.

Përveç përmirësimit të gamës së motorëve, gjithashtu Golf Cabriolet tash posedon edhe gjeneratën më të re të radios dhe sistemit të navigacionit.

ME TE LEXUARAT