Georg Bush i vjetri doli nga spitali

Showbiz

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

g bushIsh-presidenti amerikan, Georg Bush i vjetri, dje është liruar nga një spitali në Huston, pas qëndrimit gati njëjavësh për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Zëdhënësi i familjes, Jim McGrath, tha se zoti Bush, 90 vjeçar, po pushon në shtëpi dhe u “falënderohet mjekëve dhe motrave medicinale për kujdesin e tyre madhor” në Methodist Hospital, raporton AP nga Hjustoni.

Georg H. W. Bush, ish-presidenti më i vjetër amerikan i gjallë, para një jave ishte dërguar me ambulancë mjekësore në spital, për shkak të masës së kujdesit, meqë kishte pasur probleme me frymëmarrje. Në spital i kaloi edhe Krishtlindjet.

ME TE LEXUARAT