Tiranë, aksidentoi familjen e ish-zv.ministrit, gjykata lë në burg 26-vjecaren

Aktualitet

aksidentiGjykata e Tiranës lë në burg shtetasen Uarda Çota, 26-vjeçaren që akuzohet se mbrëmjen e 29 dhjetorit aksidentoi familjen e ish-zv.ministrit të Brendshëm Avenir Peka, me pasojë vdekjen e djalit të tij 11 vjecar.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit burg, kurse gjatë marrjes në pyetje Çota ka shprehur keqardhjen për aksidentin ku humbi jetën 11 vjeçari Rubin Peka.

Vajza 26-vjeçare nga Elbasani, pas vlerësimit të arrestit të flagrancë nga ana e Gjykatës së Tiranës, ndodhet në ambientet e burgut 302.

E akuzuara Uarda Çota po drejtonte mjetin “Benz” me targë EN 07 XNR në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/litër, kur goditi mjetin “Chrysler” me targë AA200AR.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Akuza e ngritur nga Prokuroria është ajo e bazuar në nenin 290, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” si dhe në nenin 291, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi.”

Në bazë të nenit 290, drejtuesja e mjetit, që ka shkaktuar vdekjen ose plagosjen e rëndë e disa personave, rrezikon të dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

Sipas komunikates se policise, ne 29 dhjetor 2015 ne ora 01.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Uarda Eduart Çota e datëlindjes 22.09.1988, banuese në rrugën “Komuna e Parisit”, me arsim të lartë, me lejedrejtimi me Nr.EL023626/00092 013667, grupi “B”, sepse më datën 29.12.2014, rreth orës 20.00, në rrugën “Unaza e Re”, ku kryqëzohet me rrugën “ Medar Shtylla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë EN 07 XNR, në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/litër, ka goditur mjetin “Chrysler”, me targa AA200AR drejtuar nga Enkeleda Ylvi Peka, e datëlindjes 10.12.1977, banuese në Tiranë. Për pasojë ka gjetur vdekjen, shtetasi i mitur R. Avenir Peka i datëlindjes 21.10.2003, banues në Tiranë. Është dëmtuar shtetasi Ilir Avenir Peka, i datëlindjes 20.03.2006.news24

ME TE LEXUARAT