Tiranë, gjykata vendos “burg pa afat” për dy “vrasësit me pagesë”

Aktualitet

renea-gjykateGjykata e Krimeve te Renda ka vendosur ditën e sotme masën arrest me burg për Aleksandër Goren dhe Kristi Pinen, dy personat e arrestuar pak dite me pare si  autore te disa ngjarjeve kriminale te kryera kundrejt pagesës.

Burimet nga hetimi kanë thënë se Kristi Pine, 24 vjeçari i cili u arrestua ditën e diele nga policia e Tiranës ka pranuar bashkëpunimin me Prokurorinë duke treguar te gjithë serialin e ngjarjeve.

Pine tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka treguar se, urdhrat vinin nga qelitë e një prej burgjeve të sigurisë së lartë, ndërsa prokurorët i kanë ofruar atij statusin e bashkëpunëtorit.

Person i akuzuar për këto ngjarje është edhe Alfred Qefalia, ndaj të cilit ekzistojnë të dhëna se ai ishte personi që dyshohet se montonte mekanizmin shpërthyes te tritolit.

ME TE LEXUARAT