Britaniku kërkon unazën e martesës, e humbi 70 vite më parë në Shqipëri

Soft

unaza15Unaza e martesës e një inxhinieri aeronautik, i humbur 70 vjet më parë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, do të mund t’i kthehet së shpejti familjes së tij në Angli.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë po përpiqet t’ia rikthejë atë familjes së inxhinierit aeronautikë me gradën rreshter, John Thompson, i cili ishte shpallur “i humbur në aksion” në fund të luftës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi u be publik nga media angleze “Matlock Mercury”, e cila citon edhe të afërm të pilotit. “Do të na pëlqente që unaza të kthehej këtu dhe gjëja më e mirë është se tani ne e dimë fundin e tij, gjë që kurrë nuk mendonim se do ta mësonim”, tha motra e tij, Dorothy Webster, tani 92-vjeçare.

Rreshteri Thompson ishte vetëm 23 vjeç kur punonte si inxhinier avionësh mbi një RAF Halifax Ml11 të skuadriljes 148. Mendohet se ai ka rënë në Ballkan në 29 tetor 1944 gjatë një misioni.

Dekada më vonë, kur aeroplani i përplasur u zbulua në malet shqiptare, u gjend dhe një unazë martese me emrat “John dhe Joyce” gdhendur në të.

Zyrtari i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Chris Casey, gjatë hulumtimeve për rreshterin Thompson, zbuloi se kishte qenë me të vërtetë i martuar me një grua të quajtur Joyce në Londër.

Pasi ngjarja u njoftua në “Matlock Mercury”, u shfaqën shumë anëtarë të familjes së pilotit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe tha se një shtetas shqiptar po kërkon të kthejë një unazë martese, që është e rreshterit.

“Ne mund të konfirmojmë se një shtetas shqiptar po kërkon të kthejë një unazë martese, të cilën e posedon, e cila i përket anëtari të aviacionit britanik, që u vra pas një përplasjeje në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne jemi duke kërkuar, me bashkëpunëtorët tanë, të gjejmë të afërmin më të përshtatshëm, të cilit kjo unazë duhet t’i kthehet”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT