Thyhen “akujt” PD-PS, të hënën merr fund bojkoti, palët në komisione

Politikë

seliapd2015Partia Demokratike do të thyejë bojkotin të hënën, për të marrë pjesë  në komisionet parlamentare, ku do të shqyrtohen dy nga kushtet që ajo i ka vendosur mazhorancës.

Ndryshimet që propozon opozita për ligjin e funksionimit të komisioneve hetimore, si dhe amendimet e PD për ligjin e sapo miratuar të dekriminalizimit do të shqyrtohen të hënën në Komisionin e Ligjeve, shkruan gazeta ‘Shqiptarja.com’.

Nuk dihet nëse mazhoranca do të lëshojë sinjale bashkëpunimi në pritje të uljes në tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës për reformën në drejtësi, por ndryshimi i ligjit për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore do t’i nënshtrohen debateve në një seancë ku do të marrë pjesë dhe opozita.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndonëse u bë efektiv vetëm muajin e kaluar me miratimin e akteve nënligjore, ligji dekriminalizimit mund të ndryshohet sërish me kërkesë të PD-së.

ME TE LEXUARAT