Arrestohet për herë të dytë anëtari i bandës "Kompas" Blenard Fejzullai

Aktualitet

blenard-fejzullaiBlenard Fejzulla u arrestua per nje sherr me gardianet e burgut te Fierit ndersa i kishte shpetuar ekstradimit 20 dite më parë.

Burime nga prokuroria locale thanë se arrestimi i tij në Tiranë në 15 mars për llogari të shtetit italian perfundoi me skadimin e afatit 40 ditor kur duhej të mbërrinte dokumentacioni perkatës i ekstrafimit nga drejtesia italiane. 36 vjecari nga Fieri njihet si anëtar i grupit " Kompas" dhe mik i Arjan Selimit i vrare rreth pese vite me pare.

Ai akuzohet për pjesmarrje në organizata kriminale dhe trafik droge nga drejtësia italiane.

Bashkë me dy të afërm të tij, Altin Patokun dhe Arber Fejzullaun nga Fieri, 36 vjecari kishte shkuar të takonte një mik në burg. Por pasi nuk vertetonin me dokumenta lidhjen me të burgosurin nuk u lejuan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë arsye tre të arrestuarit u konfliktun me policet e burgut duke përfunduar të ndaluar me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë.

Policia e Fierit konstatoi se Fejzulla ishte në kërkim edhe nga Drejtësia Italiane. Policia tha të tre të arrestuarit iahin të dehur në kohën kur ndodhi sherri me punonjësit e burgut.

ME TE LEXUARAT