Bledi Çuçi ne linje me Ramen: Çdo pergjegjes duhet te ndeshkohet

Politikë

DURRËS

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi ka ndjekur nga afër të gjithë aksionet e ndërmarra nga strukturat shtetërore , të cilat janë ngritur me qëllim zbutjen dhe tejkalimin e situatës tragjike të 26 nëntorit. Tërmeti i kësaj date la pas 51 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Ai u shfaq në një linjë me Edi Ramën sa i takon abuzimeve me pallate, ndërsa tha se mbështet dhe i bën thirrje prokurorisë të bëjë punën e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nësë ka dijeni apo jo për ndonjë pallat që ka pasur dëmtime edhe nga tërmeti i 21 shtatorit dhe nuk janë marrë masa parandaluese, Bledi Çuçi u shpreh: “Kjo është një çështje që i takon organeve kompetenteve për t’u hetuar. Unë kërkoj që të hetohet deri në fund. Çdo përgjegjës të ndëshkohet deri në fund, por kjo nuk më takon mua. Prokuroria të hetojë nëse në një nga këto pallate ka dëmtime në 21 shtator, natyrisht nëse mund të ketë pasur një vendim për këto pallate”-tha Çuçi.

ME TE LEXUARAT