Edhe Ermela e Big Brother hap një biznes

Showbiz

ermelaErmela Mezuraj, ish fituesja e Big Brother Albania 4 mësohet se ka hapur një biznes privat. Në një intervistë për të përjavshmen Panorama Plus, ajo thotë se për momentin po merret me pasionin e saj, stilimin. “Unë nuk kam shumë që kam filluar të investoj në këtë fushë, port ë paktën jam në pikën e duhur. Aktualisht po ndjek studimet në Institutin e modës burgo, në drejtimet stilim, modelim sartorial. Të krijoj veshje për të tjerët është një pasion i vjetër i imi. Mund të them një dëshirë që e kisha ruajtur në sirtar për ta shpalosur në momentin e duhur. Kjo është shkolla ime e dytë pas studimeve në degën e punës sociale. Synimi im është shumë shpejt të kem atelienë time në Tiranë dhe po punoj për ngritjen e këtij biznesi. Të krijosh është gjithmonë art dhe mua më pëlqen të jem pranë artit”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT