Zbulohen dhe asgjesohen 250 bimë narkotike
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë për “parandalimin kultivimit të bimëve narkotike si dhe për shkatërrimin e
parcelave të kultivuara me bimë narkotike” , një tjetër operacion antikanabis është zhvilluar në orët e para të mëngjezit nga efektivat e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe konkretisht
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në orët e para të mëngjezit kanë bërë të mundur që në fshatin Drithas të zbulojnë një parcelë të kultivuar më bimë narkotike në baçen e shtetasit Kamber Lamaj, 48 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivim të Bimëve Narkotike”. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies , ku një pjesë prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.