"Rama bie nga karrigia", pergjigje me video humoristike akuzave te opozites

Aktualitet
"Rama bie nga karrigia", pergjigje me video humoristike akuzave te

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike për sa u takon tenderave të cilat PD i quan sekrete, me anë të një video në rrjetin social “Facebook”. Ne fund te videos, ne menyre simbolike Rama en sikur bie nga karrigia, nga ato te cilat i quan genjeshtra te opozites.

“Mirëmëngjes nga unë, Luli dhe shokët e tij”, shkruan Rama krahas videos. Me anë të kësaj video, Rama sqaron çmimet e maskave, kiteve dhe veshjeve mbrojtëse pas çdo akuze të bërë nga PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për deklaratën e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj për këto tendera sekretë, kryeministri jep përgjigjen e tij se nuk ka asnjë të tillë.

Nuk ekziston asnjë tender sekret për sa kohë janë publike, ndërsa çmimi i maskave është 4.14 euro për copë, ndryshe nga deklarata e Alibeaj që thotë se janë blerë me çmim 6.5 euro secila.

Në fund te mesazhit Rama ka vendosur t’i kthejë përgjigje kryedemokratit Basha, që në video thotë se “paketat ekonomike janë vetëm gënjeshtra”, duke shkruar: “Boll! 7×7 nuk bëjnë 42”, duke i kujtuar kështu lapsusin kryeopozitarit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/223905112219937/

ME TE LEXUARAT