Lejon gruan të bënte seks me 5 meshkuj në javë!

Soft

robinRobin Rinaldi ka treguar detajet e fundit të martesës së saj 5:2, të cilat përfshinin marrëdhëniet me çifte të martuarish dhe lidhje monogamie.

Shkrimtarja e “The Wild Oats Project” që flet për ‘martesat e hapura’, bëri publike faktin se ajo flinte me të huaj gjatë javës dhe në fundjavë me burrin e saj prej 17 vitesh Scott Mansfield, shkruan “The Times”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse në atë kohë, gruaja tha se e gjithë kjo u bë për të shpëtuar martesën e tyre pasi Scott ishte steril, tani ai ka lëshuar deklaratën e tij në lidhje me gjithë këtë bujë.

“Nuk kam dashur kurrë që ajo të bënte diçka të tillë. Nuk më pëlqente ideja se ajo shkonte me meshkuj të tjerë, por thoja me vete ‘nëse s’do e lejoja këtë, do divorcoheshim, atëherë pse mos ta bëja këtë sakrificë?”, ka thënë burri Scott.

Gjatë këtij kursi eksperimental (martesë e hapur), Scott tregon se ka dalë me disa femra por ka fjetur vetëm me njërën prej tyre.

“E kam shijuar ndjesinë që isha tërheqës për disa femra ku shumë prej tyre nuk e besonin dot se Robin po rrezikonte për të më humbur”-ka rrëfyer ai.

Por tashmë, Scott bashkëjeton me të dashurën e tij Renee Alexander dhe me ish gruan ka një raport paqeje.

Megjithatë periudhën e eksperimentit martesor ai e përshkruan si makth ku gruaja gjatë një viti ka fjetur me më shumë se tetë meshkuj dhe dy femra.

ME TE LEXUARAT