Persona të panjohur thyejnë xhamat e makinës së deputetit demokrat Bedri Hoxha

Aktualitet

bedriPersona të panjohur kanë goditur makinën e deputetit të Partisë Demokratike të rrethit të Matit Bedri Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në orët e natës së kaluar ndërsa mjeti i deputetit demokrat ishte i parkuar para një hoteli në qytetin e Burrelit. Mjetit mësohet ti jenë thyer xhamat ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet.

 

ME TE LEXUARAT