Sot Dialogu i Nivelit të Lartë BE-Shqipëri, Hahn fillimisht takon Ramën e Metën

Aktualitet

hahn 2Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Johannes Hahn(në foto) ka nisur që herët në mëngjes axhendën e takimeve me krerët e shtetit.

Fillimisht Hahn është pritur nga kryeministri Rama dhe më pas ka vijuar axhendën në kryesinë e kuvendit ku zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas axhenda vijon në ministrinë e Jashtme ku Hahn do të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në 11:00 është planifikuar takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe në orën 15:00 komisioneri do të takohet me presidentin Bujar Nishani.

Por para këtij takimi komisioneri Hahn do të bashkedrejtojë tryezën e “Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri” e cila do të jetë pa praninë e medias. Takimi nis në orën 11: 45 dhe rreth orës 13 00 Komisioneri Hahn dhe Kryeministri Rama do të dalin para medias në konferencën e përbashkët për mediat.

Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, do të bashkëkryesohet nga Komisioneri Hahn dhe Kryeministrin Edi Rama dhe në fokus ka punën e Shqiperisë për realizmin e reformave kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme të procesit të integrimit të vendit në BE.

Një ditë më parë ndërsa vizitoi disa objekte të rëndësishme historike dhe kulturore Hahn dha mesazhin se klima politike mbetet një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE ndërsa paralajmëroi klasën politike se do të përballet me pasojat e kësaj situate

ME TE LEXUARAT