Zbulohet konkurenti i parë i Big Brother Albania 9?

Soft

Ai u bë i njohur me videot e tij nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, duke treguar se zgjodhi kryeqytetin e Shqipërisë për të pritur ndatën e ndërrimit të viteve.

Por i riu serb duket se “ka rënë në dashuri” me Shqipërinë dhe nuk e ka lënë me kaq. Në një tjetër video të publikuar prej tij ai tregon se ka marrë pjesë në konkurimin për Big Brother Albania 9.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon e publikuar prej tij, emri i të cilit nuk dihet ende, i riu serb tregon momentin kur ai i drejtohet konkurimit për në reality shown e radhës.

“Meqë jam në Tiranë vendosa të jap intervistën e parë të konkurimit për në Big Brother Albania. Intervista shkoi shumë mirë, juria ishte shumë e dashur dhe shumë profesioniste.

I bëra disa herë edhe të qesh. Ia kalova mirë, besoj se do më marrin sërish.” Shkruan serbi duke lënë të nënkuptohet se në Big Brother Albania 9, që do të nisë së shpejti, mund të kemi pjesëmarrjen e një shtetasi serb.

ME TE LEXUARAT