Gjata: PD i kthehet votës së fshehtë, Basha, Alibeaj dhe Bardhi janë automatikisht pjesë e Këshillit

Politikë

Gjata: PD i kthehet votës së fshehtë, Basha, Alibeaj dhe Bardhi

Eksperti i çështjeve ligjore në PD, dhe anëtari i Rithemelimit Çlirim Gjata u shpreh se delegatët janë zgjedhur me votat e fshehta.

Sipas tij, tashmë PD-ja i është rikthyer votës së fshehtë e bashkimit dhe theksoi se grupi i Bashës mund të shkojë drejt një parti ose mund të krijohen fraksione brenda për brenda partisë.

Çlirim Gjata:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Ky kongres e ka fillimi nga kuvendi i 11 dhjetorit. Delegatët janë zgjedhur me votat e fshehta, pas zgjedhjes së krerëve të degëve dhe kryesisë. Pra, ka në bazë një themel demokracie që është vota e fshehtë.

Kuvendi është organizuar shumë mirë dhe kishte një pjesëmarrje shumë të lartë. Nuk ka më kuvend me 5000 njerëz në 1900 karrige, por ishte një kuvend me rreth 1400 delegatë. Pati shumë diskutime me vlerë, por kishte dhe vendime, ku kulmoi me votimin e fshehtë për këshillin kombëtar.

Edhe këshill kombëtar me 500-600 veta nuk bëhet më, por do të ketë vetëm 150 persona tashmë.

PD-ja i është kthyer tashmë vetës së fshehtë. Mjaft më me emërime dhe me komandime. Kasta e shkëputur nga PD-ja ishte një nga shkaqet për humbjen e zgjedhjeve. Gjithçka është bërë me votë të fshehtë.

Prandaj them se kjo ishte një rithemelim me kuptimin e plotë të fjalës. PD-ja ka kaluar një krizë shumë të rëndë që mund të conte edhe në eliminimin e partisë. Partia nuk ka përçarje. Ka një grup që mund të shkojë drejt një parti, sigurisht që mund të krijohen fraksione brenda për brenda.

"Ata që zgjedhin veçimin bëjnë zgjedhjen e tyre!" Berisha: Treni i PD së rithemeluar nuk ndalet, shpëtim për Shqipërinë

Çlirim Gjata shtoi Këshillimi kombëtar i ka deputetët si pjesë automatike të Këshillit, pra Basha dhe Alibeaj apo Bardhi janë pjesë e këtij këshilli. 

 Këshillimi kombëtar i ka deputetët si pjesë automatike të Këshillit. Pra, Basha dhe Alibeaj apo Bardhi janë automatikisht pjesë. Mu duk dritëshkurtësi që nuk erdhën pjesë. Ndërsa të tjerët janë votuar sot njëlloj në Këshill. Kjo është një gjë e mirë për të shmangur përçarjen në parti.

Partia ka funksionimin e saj dhe strukturat. Grupi parlamentar ka funksionin e vetëm parlamentar dhe votohet nga elektorati. Grupi i bën opozitë qeverisë, ndërsa mënyra e organizimit të partisë i takojnë partisë, prandaj nuk mund të ndërhyjë në këtë aspekt me zgjedhjet dhe organizimin e partisë. Po ashtu edhe kryesia nuk mund të ndërhyjë në punët e grupit parlamentar , shtoi ai./oranews

 

ME TE LEXUARAT