Bushati-Meta: Ballkani Perëndimor nuk është një hapësirë e harmonizuar

Politikë

bushati_unMinistri i Jashtëm Ditmir Bushati tha sot në konferencën e Komisioneve Parlamentare të Ballkanit Perëndimor, se rajoni i Ballkanit nuk është një hapësirë e harmonizuar dhe se rajoni ynë është një hapësirë e papërfunduar.

Në fjalën e tij, ministri Bushati shprehu dakordësinë e tij me kryeparlamentarin Meta sipas të cilëve Ballkani Perëndimor nuk është hapësirë e harmonizuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Edhe unë gjej rastin ti bashëkngjitem mesazheve të kryetarit të Kuvednit lidhur me këtë takim.

Rajonit tonë i mungojnë disa elementë.

Rajoni vijon të jetë një hapësirë e papërfunduar nga pikpamje e sigurisë, me 3 vende që nuk janë anëtare", tha Bushati.

kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se qëllimi ynë i përbashkët është procesi i integrimit euopian.

Sipas Metës qëllimi  i përbashkët është përshpejtimi i proceseve europiane.

"Ndërveprimi dhe ndërlidhja rajonale janë kyce. Ndërveprim në arsim, infrastrukturë, klimë biznesi e cila do të sjellë rritje ekonomik dhe më shumë punësim. Rajoni do të luajë një hov në ekonomi. Të ndërtojmë linjat herkurudhore", u shpreh kreu i kuvendit Ilir Meta.

ME TE LEXUARAT