Avokati Maks Haxhia ne spital, shtyhet pretenca per biznesmenin Arber Cekaj

Aktualitet

Avokati Maks Haxhia ndodhet në spital pas problemeve të rënda shëndetësore javet e fundit ndersa i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të shtyjë dhënien e pretencës për Arbër Çekajn.

Togat e zeza kane vendosur shtyrjen e pretencës për këtë të fundit me datë 20 tetor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokati i njohur pësoi një goditje cerebrale pak ditë më parë, ndërsa ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve të cilët shprehen se rreziku real tashmë ka kaluar.

Arbër Çekaj, biznesmeni të cilit iu gjetën në vit më parë 613 kg kokainë në kontenierët e tij me banane po gjykohet me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas ekstradimit nga Gjermania ku dhe ishte arratisur.

Sot ai priste të merrte pretencën nga prokuroria, por në mungesë të avokatit të tij Haxhia ka kërkuar shtyrjen e seancës së radhës.

ME TE LEXUARAT