Dalin në shitje avionët privatë të Elvis Presley

Soft

avionet-presleyDy avionët privatë të Elvis Presley, “Lisa Marie” dhe “Hound Dog II”, kane dale në ankand.

“Lisa Marie”, që mban emrin e së bijës, u ble nga Presley në vitin 1975 dhe u rinovua për të mbajtur një suitë me shtrat dopio dhe një dhomë konferencash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asnjë nga avionët nuk mund të përdoret për fluturime. Ata kanë qenë për 30 vjet të vendosur në Grejslend për t’u vizituar nga fansat. Tani, të dy objektet do të dalin në ankandin e organizuar nga “Julien’s” me zarfa të mbyllur.

Presley e bleu avionin tip “Convair 880” në 75-n, dy vjet para vdekjes dhe shpenzoi rreth 300 mijë dollarë për ta rimobiluar dhe e riemëroi “Lisa Marie”.

Në të ndodhet gjithashtu një tualet me rubinetë prej ari dhe një sistem stereo me 50 bokse. Bishti i mjetit mban të shkruar logon e këngëtarit, “TCB” (Taking Care of Business).

Fluturimi i fundit i tij shërbeu për të transportuar ish-bashkëshorten Priscilla Presley dhe aktorin George Hamilton në varrimin e tij.

Ndërsa “Hound Dog II” është një avion i tipit “Lockheed JetStar”, i blerë në të njëjtin vit me “Lisa Marie”, teksa ky i fundit po rimobilohej. Pas një seri aventurash shit-blerjesh pas vdekjes së “Mbretit”, objekti u vendos në Grejslend në vitin 1984.

Avionët do të shiten së bashku, me opsionin e blerjes së tokës pranë lokalitetit të Grejslendit për t’i vendosur, në mënyrë të pavarur nga Presley Museum.tch

ME TE LEXUARAT