Vrasja e vajzës në Shkodër pas sherrit në lokal, ndalohet një i dyshuar, autori në kërkim

Aktualitet

bmwwwwPolicia e Shkodrës ka dhënë detaje të tjera nga hetimet që po kryhen në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Kryebushat mbrëmjen e të shtunës ku u plagosën dy persona dhe një vajzë 20-vjecare mbeti e vrarë.

Referuar reklaratës, mësohet se një person i dyshuar është ndaluar tashmë ndërsa autori i vrasjes është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, më datë 07.03.2015 në orën 21.50 para kompleksit Argenti  në vendin e quajtur Krye Bushat është vrarë me armë zjarri shtetasja E. T vjec 20 banuese në fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës.

Policia thekson se po në këtë ngjarje, janë plagosur shtetasit S. A vjec 57 banues në fshatin Berdicë Shkodër dhe P. N banues ne fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës,të cilët ndodhen në spitalin rajonal Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

« Për këtë ngjarje është shoqëruar në komisariat shtetasi V.T vjec 31 banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës si person i dyshuar si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. A banues në fshatin Berdicë Shkodër i cili dyshohet si autor i ngjarjes », thuhet në deklaratën e policisë.

ME TE LEXUARAT