"Audi i verdhë" që trembi Italinë, dorëzohet një nga shqiptarët: S`kemi lidhje

Aktualitet

audi-verdheDorëzohet në policinë e Torinos në Itali, një 32-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Audit të Verdhë” që po terrorizon Italinë ditët e fundit.

Shqiptari, i cili ndodhet në foton e 3 personave të dyshuar, të shpërndarë nga mediat italiane, thotë se nuk janë ata përgjegjës për ngjarjet që po u faturohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emri i të dorëzuarit nuk është bërë ende i ditur. Vetëdorëzimi i tij thellon edhe më shumë misteri i Audit të Verdhë, që po terrorizon prej një jave Italinë e Veriut, duke ecur me shpejtësi marramendëse në drejtime të kundërta nëpër rrugë e autostrada, duke i shpëtuar policisë.

tre-shqiptaret

32-vjeçari shqiptar, njëri prej 3 të dyshuarve që shfaqet edhe në këto foto, mohon përfshirjen e tyre në këtë ngjarje. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai është dorëzuar në Kuesturën e Torinos, natën mes të shtunës dhe të dielës, ku është marrë në pyetje nga autoritetet. Ai ka rrëfyer se ka qenë në Forli, ditët kur është njoftuar për lëvizjet e rrezikshme të Audit të Verdhë të modelit RS4 me targa zviceriane në rrugët e Venetos. 32-vjeçari mohon përfshirjen në ngjarje edhe për 2 personat e tjerë në foto, për të cilët thotë se janë miqtë e tij shqiptarë, pasi që kanë qenë Shqipëri.

Policia italiane ka konstatuar se 32-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat, duhej të ishte larguar nga Italia që më 13 janar. Në këtë datë, atij i ka skaduar leja e qëndrimit dhe po i nënshtrohej procedurave të dëbimit.

“Unë jam i pafajshëm”, mësohet t’u ketë thënë hetuesve shtetasit shqiptar, 32 vjeç, natën mes së shtunës dhe së dielës.

Personi në fjalë, sipas gazetave lokale, ka thënë se, edhe dy personat e tjerë të shfaqur në foto nuk kanë lidhje me rastin e makinës së shpejtë.

Prej më se një jave, kjo ngjarje është shndërruar në një psikozë. Siç shkruan e përditshmja La Stampa, e gjithë ngjarja ka marrë përmasat e një Reality Shoë, për të cilën janë angazhuar mbi 100 agjentë policie e mjete të tyre të sofistikuara. Audi i Verdhë, që ende nuk është gjetur. Dëshmitarët që flasin për shkeljet e kryera nga ky automjet, janë të panumërta. Policia ka arritur të verifikojë përmes telekamerave rrugore vetëm një rast, atë të një personi i cili denoncoi në polici se të enjten, ky automjet lëvizte në krah të kundërt me shpejtësi, në një rrugë pranë një supermarketi.

Kontakti i vetëm mes tyre dhe policisë ishte mbrëmjen e të enjtes, kur ata nuk iu bindën urdhërit të policisë së Triestes për të ndaluar në një postobllok. Policia u qëlloi tre herë por ata nuk ndaluan dhe u larguan me një shpejtësi prej 270 km/orë dhe sipas mediave italiane aksidentuan edhe një kalimtare.

ME TE LEXUARAT