Asteroidi kalon pranë Tokës për Halloween...

Soft

asteroidNjë asteroid do të fluturoje prane Tokës ditën e fundit të këtij muaji, gjatë festës së Halloween-it. Asteroidi do levize sipas eksperteve, duke përshkuar rreth tokës në një distancë prej 48 mijë kilometrave – që sipas normave astronomike, kjo gjë konsiderohet e frikshme, shkruan “The Guardian”.

Shkencëtarët kanë thënë se nuk ka arsye për panik, madje edhe gjatë një feste si Halloween-i, kur rastis të ndodh ky fenomen astronomik, pasi edhe në këtë distancë asteroidi ende do të jetë më larg se Hëna.

Sipas shkencëtarëve, nuk ka gjasa që toka në një periudhë kohore të paktën prej 100 viteve të goditet nga një objekt jashtëtokësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asteroidi i quajtur “The Great Pumpkin” dhe “Spooky”, ndërsa i njohur teknikisht si TB145, llogaritet të jetë 20 herë më i madh se asteroidi që e kishte goditur Rusinë, dhe që kishte eksploduar në Chelyabinsk në vitin 2013, duke thyer dritaret dhe duke lëkundur themelet e shtëpive përreth, që për pasojë ishin lënduar mijëra banorë.indeksonline

ME TE LEXUARAT